9.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeSCANDAL / Si u zhduk rrasa e varrit monumental,trashëgimi ILIRE-DARDANE, në...

SCANDAL / Si u zhduk rrasa e varrit monumental,trashëgimi ILIRE-DARDANE, në fshatin DËBËRC -ZHELINË -TETOVË ?!.

Lajmi interaktiv.

Fshati Dëbërc, një fshat historikisht me shumë viktima nëpër luftëra ballkanike , i djegur disa herë , vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite të shtrihet në Pollogun e Poshtëm ,e njohur ndryshe edhe si fushëgropa e Dërvenit të poshtëm ose fshati rrëzë Malit të Thatë .Këtyre ditëve përveç ajrit të ndotur që u sjell grurrëthyesi në hyrje të fshatit, për të cilën organizuan disa protesta bashkëfshatarët para koncesionerit dhe Komunës së Zhelinës ,për filtrat e mundshëm ,pasi nuk ia dolën, sikur nuk u dorëzuan , por ndryshuan për momentin temën e muhabetit….Falë rrasës së varrit që u gjet në fshatin e tyre … Dëbërca do të duhet të jetë ndër vendbanimet më të vjetra në këtë pjesë të Dërvenit …fakti historik RRASA e gjetur dhe mbishkrimi LATIN mijëvjeçar…

Bashkëfshatarët e Dëbërcës për www.telegrami.mk(falemnderit që na besoni dhe na lexoni përditë e më shumë) shprehen se një rrasë varri masiv e antikitetit e gjetur në fshatin e tyre Dëbërc,e që u gjet duke pastruar një arë ,përballë varrezave të fshatit ,u përdor në mënyrë aktive nga gjetja dhe u soll në varrezat e fshatit rrasa si vend prehje e të vdekurve të kohërave nga viti 2018 këtu e 5 vite ,deri kah muaji 2 (pra shkurt) i vitit 2023, gjithënjë sipas rëfimit të arsimtarit nga ky fshat tash në pension z.Ekrem Abdiu.

Kjo rrasë masive ka qenë atraktive me mbishkrimin e saj latin , dhe ka qenë temë e hulumtimeve edhe të arkeologëve të ndryshëm të rajonit…Falë Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmetit i cili ka ruajtur një foto të atij mbishkrimi lexuesve të www.telegrami.mk ua sjellim si dëshmi ekzistimi, këtë e faktojnë gjithë fshatarët e Dëbërcës .

Shumë dilema lindin dhe tema muhabeti hapen në Dëbërcë .Askush nuk e konteston se varrezat që tash janë në fshatin Dëbërc i përkasin rritit Musliman ,por ja që rrasa e varrit masiv u ka shërbyer si prehje e kufomës para varrimit.Pasi në aspektin fetar islam që është më toleruese nga fetë tjera sipas predikimit nuk ka asnjë pengesë lidhur me vendosjen e kufomës të prehet në rrasë deri sa të kryhet rriti ,dhe vërtetë nuk ka qenë pengesë me vite..

Një mëngjes të muajit të shkurtit 2023 ,bashkëfshatarët e Dëbërcës u shokuan ku u fluturoi rrasa masive….ku u tret …çfarë ndodhi … pse nuk është brenda në varreza të fshatit.?..www.telegrami.mk ,Mesut Shabani në bashkëpunim me akademik Abdulla Mehmetin dhe letrarin tash në pension Danimarke Xhemil Zeqirin nga Zhelina u nisëm gjurmëve të ftesës …

Ja çfarë gjetëm në vend ngjarje …kurgjë …HIÇ…

Dyert e varrezave të fshatit Dëbërc që është pak si çudi ishin të mbyllura ,me çelës .Gjithë andej nëpër botë varrezat muslimane janë pa çelës pra të hapura kuptohet ,por të tërhequra me dorez ,sepse familjarët mund ti vizitojnë brenda 24 orëve të vdekurit për tu lexuar ndonjë dua …

Mbeten në fshatin Dëbërc shumë dilema nga bashkëfshatarët të cilët na sinjalizuan …por vërtetë çfarë ndodhi me rrasën e varrit të periudhës iliro-dardane ?…përgjigjen mund ta japin dhe ta gjejnë institucionet shtetërore për parandalimin e kontrabandimit të artefakteve në Maqedoni të Veriut …ose…ose…një gjë dihet se FAKTORI NJERI është në pyetje po se po…

www.telegrami.mk

==========================

P.S Qëllimi është sensibilizimi i opinionit ..se vërtetë Dardania ose cila do pjesë periodike e historisë mijëvjeçare është prezente në POLLOG qoftë në fusha, qoftë në male ,qoftë në fushëgropa, kjo trevë është përplot me artefakte të pa gërrmuara ,të tjerët këtë civilizim mijëvjeçar nuk e kanë… ne e kemi por të mos e shkatërojmë ose mos e kontrabandojmë për të tjerët …sepse mund të krijohet një turizëm interesant me zbulimet e ardhëshme nëpër POLLOG …Një pjesë e intelektualëve shqiptarë në Pollog nuk presën nga institucionet shtetërore të përkujdesen ..sepse me zbulimet e ndryshme që u gjetën edhe në Kala të Tetovës kur u gërmuan viteve 2005-2007 nuk ka informacione ku janë , poashtu edhe rasti me Skupin Dardan këtë vit 2023 ..mbetet në ajër..pra pse të mos krijojmë një kulturë gjithëqytetare ti ruajmë dhe të kujdesemi vetë… duket anakronike… jashtë kohe…kur e dijmë ku jetojme në shtet me antagonizma gjuhësore , kulturore , mbi të gjitha polarizime nacionale pse të mos vetërganizohemi në vetëkulturë si disciplinë nacionale shqiptare autoktone,..PO …PO.. NE JEMI KËTU ME MIJËRA VJET…tu dëshmojmë gjeneratave tona që vijnë me faktografi artefakte se jemi këtu DEN BABA DEN ?!

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments