2.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeSASHK: Deri të dielën në mbrëmje do të kemi vendim! As sot...

SASHK: Deri të dielën në mbrëmje do të kemi vendim! As sot nuk ka ofertë konkrete nga Qeveria

Greva e rreth 25.000 të punësuarve në arsim dhe kujdestarëve në çerdhe, vazhdoi edhe sot. Qeveria nuk dha propozim konkret gjatë takimit me përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Sindikata paralajmëron se do të sjellin vendim deri të dielën në mbrëmje.“Sërish i shqyrtuam argumentet, kërkesat tona për rritjen e rrogave në veprimtaritë që i përfaqësojmë. Por, nga ana tjetër, ata na prezantuan situatën në vend dhe sa “i fuqishëm” është buxheti për rritjen e pagave. Kështu që morëm disa informacione të cilat nuk kanë të bëjnë me përcaktimin e përqindjes. SAShK-u do të debatojë dhe do t’i japim udhëzime anëtarësisë, gjegjësisht njoftim për kërkesën kryesore të Qeverisë në interes të nxënësve dhe fëmijëve në çerdhe, që greva të ndërpritet për 2-3 ditë derisa kjo çështje nuk definohet përfundimisht”, thotë Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut.

Qeveria pas takimit të sotëm me SAShK-un theksoi se është e hapur për dialog me qëllim që të arrihet sistem për rritjen e pagave.

“Qeveria është e hapur për të arritur një sistem për rritjen e pagave që nuk do të kushtëzohen dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësia dhe do të ofrojë model për rritjen e pagave në sektorin publik, i cili si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet edhe me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos së jetesës”, thanë nga Qeveria.Gjatë fundjavës do të vazhdojnë me komunikim me qëllim që të arrihet një zgjidhje e pranueshme dhe dinjitoze për rritje të caktuar të pagave në arsim. Kjo është dita e pestë e grevës së SAShK-ut. Nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme nuk kanë mësim, kurse për fëmijët në çerdhe kujdesen edukatorë zëvendësues. Vetëm disa shkolla bëjnë përjashtim, stafi i të cilave nuk është pjesë e Sindikatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments