I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka deklaruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se janë habitur nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij, delegacioni evropian do të duhet të prononcohet se pse është përdorur flamuri evropian.
“Në fillim mendova se kjo ishte e dyshimtë dhe pyesja veten se si vendosën kaq shpejt për flamurin evropian. A është befasuar BE-ja? Si mund ta befasoni BE-në? Por unë nuk jam ekspert për këtë. Delegacioni evropian do të duhet të japë komentin e tij lidhur me këtë”, tha Sarazin.