4.1 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSaranda Imeri-Stafai për Bujar Osmanin: Kuriri i Artan Grubit dhe negociatori i...

Saranda Imeri-Stafai për Bujar Osmanin: Kuriri i Artan Grubit dhe negociatori i kthimit të Gruevskit, paska fytyrë të bëjë komente për përfaqësimin e shqiptarëve

Deputetja Saranda Imeri Stafai nga LD-ja ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme. Bujar Osmani, duke e cilësuar atë si “kuririn e Artan Grubit dhe Ali Ahmetit” dhe duke e akuzuar për përfshirje në kthimine ish kryeministrit Gruevski.

“Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë që do të mbahet mend vetëm për misionin e tij si transmetues i mesazheve në linjën Shkup – Budapest – Shkup, shqiptari ‘i pranueshëm’ për të bartur në çantën diplomatike USB-në famoze e cila përmbante planin e krijuar nga Aliu dhe Artani për kthimin e Gruevskit si qytetar i lirë dhe hero i BDI-së, e pra – Bujar Osmani, paska fytyrë të bëjë komente përçmuese për përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri!Kuriri i Artanit dhe i preferuari i Aliut për ‘misione sekrete shpëtimi’, negociatori i kthimit të Nikolla Gruevskit, për fat të keq edhe më tej mendon se populli e ka kujtesën e shkurtër dhe se do t’ua falë zullumin e hajninë që për vite të tëra ua shkaktuan shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

Deputetja akuzoi Osmanin edhe për nepotizëm.

“Postieri i Artanit mendon se shqiptarët nuk e dijnë se arritja e tij më e madhe, pas dështimit të planit ‘Gruevski po vjen!’, ishte vetëm akomodimi i familjarëve të ngushtë të tij nëpër agjencionet e forta financiare të shtetit siç është çerdhja e familjarëve të BDI-së, MNAV.”

Ajo kritikoi ashpër ish ministrin edhe për, siç thotë ajo “mbështetje nda Vuçiqit dhe luftën e tij kundër Albin Kurtit”.

“Nikoqiri i Llavrovit dhe avokati i Vuçiqit në luftën e tij politike kundër Albin Kurtit, bën mirë që të struket diku, të tërhiqet nga jeta publike e të fshihet nga turpi për skandalet diplomatike e dështimet politike të tij dhe partisë së tij non-grata. Sepse dëmet që i keni bërë ju dhe partia juaj shqiptareve janë duke prodhuar pasoja të cilat do të ndjehen edhe gjatë”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/saranda.imeri.7/posts/10235303642634503?ref=embed_post

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments