18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeSaraji me u.d. kryetar komune / Ilas Veseli në vend të Blerim...

Saraji me u.d. kryetar komune / Ilas Veseli në vend të Blerim Bexhetit

Me 16 vota për, asnjë kundër ose të përmbajtur, Këshilli komunal i Sarajit të premten e zgjodhi Ilas Veselin për u.d. kryetar komune. Ai ishte kandidati i vetëm me propozim të komisionit të kandidatëve.

Pas zgjedhjes, Veseli premtoi se do të vazhdojë me punët dhe obligimet si dhe me projektet në vijim me qëllim të funksionimit të papenguar të Komunës dhe shërbimeve të qytetarëve. Por, deri kur Veseli do të jetë u.d. kryetar komune, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme apo deri te zgjedhjet e rregullta që duhet të mbahen vitin e ardhshëm?

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i parashtruar nga Koalicioni VLEN, ende nuk ka kaluar nëpër filtrat parlamentar. Me të parashihen ndryshime të cilat do të mundësojnë që gjatë gjendjeve të tilla, përkatësisht kur ndonjë kryetar komune zgjidhet për deputet apo bartës i funksionit publik, Këshillat komunal të mund të emërtojnë u.d. kryetar komune.

Por çfarë thotë ligji aktual për Vetëqeverisje lokale. Sipas nenit 54 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale, mandati i kryetarit të komunës mund të ndërpritet vetëm sipas disa pikave. Në atë nen parashihet edhe konflikt interesi i funksioneve, përkatësisht në rastin konkret me Bexhetin, Taravarin dhe Mucunskin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments