0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSanduloviqi jep detaje si u maltretua nga BIA - prezent ishin edhe...

Sanduloviqi jep detaje si u maltretua nga BIA – prezent ishin edhe Radojçiq dhe Rakiq

Ish-kandidati për president në Serbi, Nikolla Sandulloviq, u rrah brutalisht me 3 janar pasi publikoi video duke bërë homazhe në Prekaz.

Në një intervistë ai dha detaje rreth asaj se çka përjetoi nga BIA serbe. Sandulloviq tha se nuk do të dorëzohet e do ta ekspozojë kriminalitetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Sanduloviq tha se në maltretimin e tij ka marrë pjesë edhe ish kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ishin 2 me xhipa dhe 1 ishte jashtë furgonit dhe në prani të 2 policëve më kanë rrëmbyer. Mund t’i identifikoj me siguri shumë njerëz që ishin aty dhe me shumë gjasa mund të them se në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq, si dhe Zvonko Veselinoviç. Madje mund të them se edhe Goran Rakiq ishte natën. Ai ishte 1 në 5 persona. Krejt e kanë regjistruar në telefon. Gjithçka që më kanë bërë prej ores 2 e gjysmë deri në 9 të mbrëmjes. Dhe nuk i dhanë asnjë informatë familjes sime. Kam ende dhimbje ne zonën e brinjës në anën e majtë, ndaj më kanë thënë të vi në terapi dhe po presim momentin kur do të fillojë rikuperimi që të më përmirësohet paksa gjendja”, tha Sanduloviq.

Politikani serb që vitin e kaluar ishte pritur në zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, nuk është kontaktuar nga ky i fundit që prej lirimit të tij, megjithatë e falënderon Albin Kurtin për ngritjen e çështjes së rrëmbimit të tij dhe ndihmën për lirim.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Kurti prej lirimit. Unë mendoj se ai ka bërë mjaft me faktin që ka kontaktuar familjen sa isha i rrëmbyer dhe ai ishte vërtet i përditësuar për të ngritur çështjen dhe për të më ndihmuar të lirohem në mënyrë që të mund të mjekohem. Nuk kam pasur asnjë mesazh nga Aleksandar Vuçiq. A e ke parë gazetarët shqiptarë që pyesnin çfarë është duke ndodhur me mua? Sa për rrahjet, ai do heshtë gjatë, ai shtiret si i çmendur sepse është i mësuar që të gjitha veprave të tij kriminale t’u përgjigjet me heshtje dhe injorim, por sa të jem gjallë nuk do ta lë të ndodhë kjo. Kjo sqaron edhe se ai mban përgjegjësi të plotë, sepse nëse dikush nuk mundet të të rrah me orë të tëra në një institucion që përfaqëson qeverinë”, deklaroi Sanduloviq.

Sanduloviq tha se Vuçiqi e ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë.

“Ai nuk rrah askënd, as nuk ndjek penalisht askënd. Ata shpesh fitojnë këtu dhe madje janë të pranishëm kudo.  Ne do të mundohemi ta shpërfaqim se Radojçiq nuk ishte në gjendje të punonte i vetëm. Kjo tregon se sa mbrohet drejtpërdrejt nga Vuçiq. Ai e  ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë, me gjithë frikësimet që ia bën popullit. E patë që populli serb u ngrit në ato pjesë të caktuara dhe e etiketuan atë si kriminel dhe e shihni se shqetësimet e tij janë të ngritura. Njerëzit pushuan së frikësuari. Mendoj se ky është fillimi i fundit të atij regjimi dhe atij grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq”, tha Sanduloviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments