15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeSamiti i BE në Tiranë, Rama letër liderëve: Diskutojmë për sigurinë, kufijtë,...

Samiti i BE në Tiranë, Rama letër liderëve: Diskutojmë për sigurinë, kufijtë, tregun e inovacionin

Presidenti i Keshillit Evropian dhe Kryeministri shqiptar Rama, u kanë drejtuar një ftesë të perbashkët liderëve nga BE-ja , rajoni ynë dhe më gjerë që marrin pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të enjten dhe premten në Tiranë. Në letër Costa e Rama shprehen se Evropa po përballet me një moment historik, të shënuar nga sfida të shumëanshme dhe komplekse.

Motoja e samitit Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët.“Mbështetur në ecurinë e samiteve të mëparshme, Samiti i Tiranës do të jetë vendimtar për një platformë për rritjen e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit. Ne duhet që të kthehemi tek sfidat e  përbashkëta me mundësinë për të çuar përpara objektivat tona.

Ne do të zhvillojmë një seancë plenare të fokusuar në sigurinë dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen të Evropës, të ndjekura nga 3 tryeza tematike:

Një Evropë e hapur me kufij të sigurt dhe adresimi i sfidave të lëvizshmërisë.

Siguria në Evropë dhe Forcimi i Qëndrueshmërisë Demokratike; Një Evropë për 600 milionë qytetarë;

Rritja e konkurrencës dhe sigurisë evropiane  përmes Inovacionit;Ndër të tjera në këtë letër të nenshkruar nga presidenti i KE-së Costa dhe kryeministri Rama thuhet se pasojat e saj e agresionit të Rusisë shtrihen shumë përtej kufijve të Ukrainës, duke kërcënuar sigurinë kolektive evropiane. Ekonomitë në vendet tona theksojne Rama e Costa po përballen me rreziqe fragmentimi, duke minuar zhvillimin e metejshem dhe aftësisë për të ruajtur rritjen dhe konkurrueshmërinë.

Po ashtu thuhet se migrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij mbetet një sfidë e rëndësishme duke ndërlikuar përpjekjet për lëvizshmëri të sigurt dhe të rregullt të qytetarëve evropianë.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments