
NATO, samitin e ardhshëm do ta mbajë më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, ku do të shënohet 70-vjetori i aleancës ushtarake.
Këtë e bëri të ditur me anë të shkrimi në rrjetin social Twitter, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha se takimi do të jetë shans për të adresuar sfidat aktuale dhe të reja të sigurisë.
“ Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër”, ka shkruar Stoltenberg