Kryetari i Alterntiva në Butel, Samir Iseni, ka reaguar në lidhje me shkollën e cila do të ndërtohet në Vizbegut.
“Urime fëmijëve dhe gjithë banorëve të Vizbegut. Atë që dikush e premtoi qe 20 vite, ne e arritëm për vetëm 1 mandat. Projekti për ndërtimin e kësaj shkolle pritet të zgjasë një vit e gjysëm. Edhe pse vetëm me një këshilltarë në pozitë në komunën e Butelit, do insistojmë që ky projekt të përfundojë në kohën e caktuar. Kjo nuk është për mburrje, është obligim moral që ua kemi borxh fëmijëve të Vizbegut. Krahas këtij obligimi, kemi edhe obligime të tjera ndaj banorëve të komunës së Butelit, të cilët presim ti realizojmë në kohë sa më të shpejtë”, shkruan Samir Iseni nga Alternativa.
Ndërkohë, kryetari i ASH-së, Butel, Vullnet Selimi, ka reaguar në lidhje me shkollën e cila do të ndërtohet në Vizbegut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Selimi shkruan se kjo shkollë është premtuar çdo fushatë zgjedhore nga BDI.
“Sot hidhet gurthemeli i shkollës së Vizbegut, për të cilën partia në pushtet BDI po e premton në çdo cikël zgjedhor.
Nuk e di me çfarë fytyre do të dalin dhe të fotografohen kur me vite i gënjyen banorët për atë shkollë, ua kërkuan votat për atë shkollë dhe në fund është dikush tjetër që e bën atë realitet. Mbështetja e opozitës shqiptare (ASH-AA) për kandidatin aktual të komunës së Butelit ka pasur kushte dhe sigurisht që kjo vërtetohet me vepra konkrete. Banorët e Vizbegut tani e kanë të qartë se kush e ka dertin e zgjidhjes së halleve të tyre e kush e ka dertin e votave që i viziton dhe ju premton atyre vëç para zgjedhjeve.”, shkruan ai.