7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSali Berisha: Protesta e 11 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë,...

Sali Berisha: Protesta e 11 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë, Shqipëria po zien!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se protesta e 11 shkurtit do të jetë më e madhja ndonjëherë që është mbajtur në vend. 

Në “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se Shqipëria po zien në të katër anët. 

Lideri i opozitës tha se revoltë kundër Edi Ramës ka edhe në Tiranë. 

Kreu i PD shtoi më tej se çdo ditë e më shumë që Edi Rama qëndron në pushtet, aq më shumë dëmtohen marrëdhëniet me SHBA. 

“Në 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njohur vendi ndonjëherë. Shqipëria po zien në të katër anët, Tirana po zien. Revolta shpirtërore ka arritur në nivelet më larta. Shqiptarët janë të ndërgjegjësuar se çfarë përfaqëson Edi Rama, çfarë turpi kombëtar, çfarë qeveritari anti-shqiptar është ky njeri që për pushtetin e vet nuk njeh asnjë normë, asnjë kufi. Me këtë që ka bërë është një barrë e rëndë sot edhe në marrëdhëniet me SHBA. Korruptimi i McGonigal është një akt i hapur armiqësor ndaj tyre. Këto marrëdhënie çdo ditë që mbahet Edi Rama në pushtet ftohen edhe më shumë. Largimi i tij në një farë mënyre është mesazh që Shqipëria dhe shqiptarët u dërgojnë që kjo ndodhi, siç ndodhi një McGonigal tek ju, ndodhi edhe tek ne një tradhtar, një i pafytyrë, por ne e hoqëm atë“, u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments