0.5 C
Tetovo
E martë, 24 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSali Berisha krahason protestat në Tiranë me ato në Beograd: Në Serbi...

Sali Berisha krahason protestat në Tiranë me ato në Beograd: Në Serbi po dridhet diktatori! Në Shqipëri, diktatori të ardhme nuk ka

Kryedemokrati Sali Berisha ju është bashkuar protestueve që ndodhën në “Rrugën e Elbasanit”. Gjatë fjalës së tij drejtuar mediave, Berisha tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë.

Ndëkrohë ish-kryeminsitri ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiç.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Begograd po dridhet nga themelet diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse qeveria nuk do të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike se cili do të jetë reagimi i radhës, Berisha tha se qeveria do të rrëzohet.

“Do e rrëzojmë. Mosbindja civile është kodi”, tha Berisha.

Ndërsa shtoi se edhe mbyllja e TikTok ka prapavijë politike. Kujtojmë që opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments