12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSa ministri kërkon “Alternativa” për të hyrë në Qeveri? Përgjigjet Afrim Gashi

Sa ministri kërkon “Alternativa” për të hyrë në Qeveri? Përgjigjet Afrim Gashi

Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka thënë se në negociatat me kryeministrin Zoran Zaev për zgjërimin e shumicës parlamentare, rëndësi kanë kriteret politike, ndërsa, sipas tij, ndarja e “kulaçit” qeveritar është çështje sekondare. Para takimit me Zaevin, Gashi deklaroi se qëllimi i “Alternativës” është stabilimi i situatës politike dhe dalja e vendit nga kriza.

Gazetari: Sa ministri kërkoni për të hyrë në Qeveri?

Afrim Gashi: Kjo pjesë për “Alternativën” nuk ka qenë asnjëherë thelbësore. Me rëndësi është që të flasim për kriteret politike dhe më pas (ministritë) janë pjesë e dytë, sekondare për ne dhe shumë më e parëndësishme se pjesa e parë normative që ka të bëjë me konceptin që do ta ndërtojmë bashkërisht për t’i tejkaluar pengesat e qeverisë së deritanishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments