Rruga e Maqedonisë drejt BE-së filloi që para procesit eurointegrues të Shqipërisë dhe Kroacisë, por për ne sistemi i meritokracisë është një përrallë. Këtë e tha kryeministri Hristijan Mickoski në Konferencën e sigurisë në Munih ku tha se Maqedonia është viktimë e çështjeve dypalëshe. Fatkeqësisht ka vende anëtare të BE-së që vijnë nga Ballkani duke i sjellë kontestet dypalëshe në Bruksel në vend që t’i sjellin vlerat e Brukselit në Ballkan.Komisarja europiane për zgjerim Marta Kos tha se Maqedonia nëse ka lëvizje në kontestin me Bullgarinë, mundet shumë shpejt të ketë progres. Në lidhje me çështjet dypalëshe tha se kjo po ndodh vazhdimisht.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se BE duhet ta përshpejtojë procesin për pranimin e vendeve të Ballkanit.
Mickoski dje foli edhe në panelin për Gjeostrategjinë dhe sigurinë energjetike, duke i theksuar sfidat e reja me të cilat ballafaqohet NATO, për planet e Maqedonisë në sferën e energjetikës si dhe për relacionet e ardhshme në Europë.