9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSa janë të qëndrueshme objektet në Tetovë? Kasami: Po punojmë dhe së...

Sa janë të qëndrueshme objektet në Tetovë? Kasami: Po punojmë dhe së shpejti do të dalim me raport

Pas tërmetit të fundit që ndodhi në Turqi, në Tetovë u bë aktuale tema se sa objektet e banimit janë të qëndrueshme ndaj lëkundjeve të tokës. Kryetari i komunës Bilall Kasami thotë se po punohet në atë drejtim për tu bërë një analizë për të gjitha objektet.

“Kjo u paraqit si problem pas tërmetit në Turqi dhe ne e kemi thënë se do të bëjmë një inspektim të të gjitha objekteve që t’i kontrollojmë, por kjo është problematikë shumë komplekse dhe e zgjeruar. Ne punojmë në këtë drejtim dhe në moment kur do të kemi një informatë se sa objektet e ndërtuara janë konform standardit të ndërtimit  dhe nga mbrojtje nga tërmetet do të dalim me një raport”, pohoi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Shefi i sektorit të urbanizmit në Tetovë, Rilind Selmani, thotë se të gjithë objektet që marrin leje ndërtimi në Tetovë duhet të kenë edhe mendim nga Instituti sizmologjik në Shkup.

Ne si kusht kryesor e kemi marrjen e dokumentacionit të rregullt dhe kushti kryesor që duhet të plotësohet është marrja e pëlqimit nga Instituti  për sizmologji në Shkup, ku projektuesi  bashkë me investitorin e dërgojnë dokumentacionin dhe marrin pëlqimin e duhur nga Instituti. Ne pa verifikimin e institutit nuk e procedojmë lëndën më tutje apo menjëherë i përgatisim një akt vendim për ndërprerje të procedurës nëse nuk e ka atë akt mendim nga instituti nga sizmologji”, deklaroi Rilind Selmani – udhëheqësi I sektorit për Urbanizëm.

Në bazë të Entit për statistikë në Maqedoni në muajin gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi. Në Pollog, Tetova është e para me 60 leje ndërtimi. Në bazë të Entit për statistikë numri më i madh i lejeve të ndërtimit është  për ndërtime të larta.Ndryshe në bazë të Ligjit për Ndërtim, çdo objekt mbi 300 metra katrorë duhet të ketë dy mendime pozitive nga ana e Institutit Sizmologjik, megjithatë këtë gjë nuk e kërkon rregullorja e Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments