12.6 C
Tetovo
E martë, 3 Mars, 2026
BallinaLajmeRutte vizitë zyrtare në Shkup, ekstremistët nacionalistë në opozitë e presin në...

Rutte vizitë zyrtare në Shkup, ekstremistët nacionalistë në opozitë e presin në Kuvend me pankartë “NATO vret për përfitim”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë agjendës së sotme në Shkup, vizitoi presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shkoi në Parlament, ku deputetët e partisë opozitare “LEVICA” (E Majta”) e pritën me një mesazh.Ekstremistët nacionalistë në opozitë, të cilët përfaqësohen nga 6 deputetë, shpalosën një banderolë të madhe përpara podiumit, ku shkruhej “NATO vret për përfitim”.

Në axhendën e Rutte ishte fjalimi i tij para anëtarëve të parlamentit, por duket se u përball me një surprizë të papritur.Kjo është vizita e parë e Rutte në Shkup si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai ishte në nëntor 2021 si Kryeministër i atëhershëm i Holandës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments