Kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, paralajmëron hetim të madh për TV21.
Në emisionin “10 minuta” në Tv21, ajo nuk tregon detaje, por thotë se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë një deklaratë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të cilën beson se publiku do të interesohet.
Ajo theksoi se kanë shumë raste aktuale, tani për tani kthehen te bombat e 10 viteve më parë.
“Të gjithë duhet të përgjigjen. “Me sa di unë ka pasur një komision të formuar nga prokurori publik dhe ato materiale janë në kasaforta”, tha Ruskovska.
E pyetur nëse ka qasje në këto kasaforta, Ruskovska tha se nëse mendon se do t’i duhet diçka nga atje, sigurisht që do të ketë qasje.