4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRUSKOSKA: KATICA JANEVA ENDE ËSHTË NË FILMIN “ENGJËJT E ÇARLIT”, ZGJODHI ANËN...

RUSKOSKA: KATICA JANEVA ENDE ËSHTË NË FILMIN “ENGJËJT E ÇARLIT”, ZGJODHI ANËN E SË KEQES

Katica Janeva ende është në filmin “Engjëjt e Çarlit”, me këto fjalë prokurorja Vilma Ruskoska i filloi fjalët përmbyllëse për lëndën “Reket”. Sipas saj, Janeva me Engjëjt e saj të Çarlit, është ngritur në piedestalin, por ajo në fund ka bërë përzgjedhjen që të jetë në anën e së keqes.

Ruskoska përkujtoi në ditën kur dëshmitari Jordan Kamçev (i dyshuar në lëndën “Perandoria”) e ka paraqitur rastin në Prokurori për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion dhe ka thënë nga ajo që ka dëgjuar ka menduar se është në një ëndërr të keqe.

Një pjesë e fjalëve përmbyllëse të prokurorisë në lëndën “Zhvatja” ishin edhe bisedat mes tani të akuzuarit Zoran Milevski-Kiçeec dhe të akuzuarit Bojan Jovanovski-Boki 13, ku ai i thotë Kiçeec se llogaritë e Kamçevit nuk do të ngrihen.

“Normalisht, nëse i ngrihen llogaritë prej ku do të kryhet pagesa”, komentoi prokurorja Ruskoska.

Deklarata e dëshmitarit, biznesmeni Tome Glavçev, nga Gjevgjelia, gjithashtu u hodh poshtë në fjalët përmbyllëse të prokurorisë, pjesa ku ai deklaroi para gjykatës se ishte grindur me prokuroren Katica Janeva, gjegjësish çmimi për reklamë në 1TV,, ishte rritur pas paraburgimit të tij të propozuar nga PSP-ja.

Në seancën e sotme për lëndën e parë në historinë e të akuzuarit të parë ku i akuzuar është edhe një prokuror, prokurorja Ruskoska, e theksoi edhe deklaratën e gazetarit të 1TV, kristijan Banevski, i cili para gjykatës tha se kur e ka pyetur Boki-13 nëse e ka mashtruar ndonjë biznesmen, ai i ishte përgjigjur se duhet të jetohet nga diçka.

Në shtesë të procedurës dëshmuese mbrojtja e Katica Janevës, dorëzoi dëshmi se ka parashtruar padi private penale kundër personi Bojan Jovanovski, për incizim të paautorizuar. Ruskoska, këto incizime i ka interpretuar si të vërteta dhe se është e vërtetë se Janeva ka marrë para nga Jovanovski.

Ajo gjithashtu potencoi se Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka ndërmend të mbrojë askënd.

“Nëse edhe unë kam bërë vepër penale edhe unë duhet të përgjigjem. Nuk është e vërtetë se kam pasur anomozitet për Janevën. Që nga fillimi e kam mbështetur Katica Janevën dhe tërë PSP-në. Por, anomoziteti për Janevën, filloi pas procedurës hetimore për këtë lëndë”, ka thënë Ruskoska,

Edhe çanta Lui Uiton, u përmend në fjalët përmbyllëse e cila, sipas Ruskoskës, ajo ka përfunduar në shtëpinë e prindërve të Jonavovskit.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 1 qershor në të cilët fjalë përmbyllëse duhet të japë mbrojtja. /MIA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments