7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRuskoska është decide: Janeva ka marrë para, Janeva: “Nuk kam marrë të...

Ruskoska është decide: Janeva ka marrë para, Janeva: “Nuk kam marrë të holla, nuk jam fajtore, Kamçevi nuk ishte i privilegjuar”

Keqpërdorimin e pozitës zyrtare të Katica Janevës, Prokuroria e dëshmoi me një incizim në të cilin shihen 50.000 euro në tavolinë në shtëpinë e Janevës, incizim të cilin e ka bërë Bojan Jovanovski.

“Është fakt se ish-kolegia ka marrë 50.000 euro nga Bojan Jovanovskit, që është absolutisht e palejueshme për cilindo qoftë prokuror. Nuk guxon të marrë dhurata mbi 50 euro. Fare nuk është me rëndësi nëse ato vijnë nga çifti bashkëshortor Kamçevi apo nga ndonjë person tjetër. Ajo ka pranuar të holla, diçka që është e palejueshme. Shihet mirë në pakon nga banka dhe vlera”, tha Vilma Ruskoska, Prokurore në “Reket”.

Për avokatët e saj dhe për vetë Katica Janeva, kjo është një ngjarje i skenuar dhe i montuar, duke shtuar se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme dhe se presim vetëm aktgjykim lirues.

Irena Fërçkovska, avokate e K.J.
-Lidhur me parat, fillimisht lidhur me fotografinë, absolutisht nuk ekziston asnjë provë se si është bërë, a është e vlefshme, a është diçka e montuar, absolutisht nuk e dimë çka ka në tavolinë, a bëhet fjalë për të holla. Dihet si vlerësohet nëse janë të holla, përmes një ekspertize dhe t’ju them sinqerisht, nuk e di si prokurori publik i ka numëruar ato të holla.

Për Katica Janevën, është absurde që ajo për 9 muaj qëndron në paraburgim, kurse Kiçeeci i cili tashmë është dënuar me aktgjykim të shkallës së parë, është në liri.

Katica Janeva, e akuzuar në “Reket”

-Ky proces është i montuar, jo vetëm kundër meje por kundër gjithë PPS-së. Me përgjegjësi pohoj se asnjëherë nuk i kam ofruar Kamçevit lehtësim në pozitë, në cilëndo lëndë të PPS-së. Millevski doli nga paraburgimi në liri dhe kjo nuk vlerësohet si keqpërdorim në këtë rast, ndërsa unë tashmë nëntë muaj pa dëshmi jam në paraburgim.

Janeva për herë të parë në seancë foli për miqësinë me të akuzuarin e parë, Bojan Jovanovskin. Tha se asnjëherë nuk kanë biseduar për lëndë të PPS-së, por për modë, kafshë shtëpiake dhe familjen.

Ish-prokurorja speciale theksoi se ajo do të jetë e para dhe e fundit e cila ka akuzuar funksionar, andaj i pyeti të pranishmit në seancë se nëse duhet të jap përgjegjësi për këtë dhe nëse deri aty ka arritur drejtësia në Maqedoni, këtë edhe do ta bëjë. Boki 13 paralajmëroi karrierë politike dhe kërkoi nga gjykata që t’i drejtohet opinionit përmes shkresës deri te gjykata, ndërsa duke polemizuar me prokuroren Villma Ruskoska, tha se ai është lideri i ardhshëm i Maqedonisë së vërtetë evropiane, duke tejkaluar edhe presidentin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments