“Ky do të ishte një hap shumë i keq dhe i gabuar. Ne i dënojmë aktivitetet e tilla”, tha zv/përfaqësuesi rus në OKB, Polyansky.(AA.com.tr)
New York
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky deklaroi se plani i Izraelit për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës është hap shumë i keq dhe i gabuar, transmeton Anadolu.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me planin e qeverisë izraelite për të pushtuar plotësisht Gazën, Polyansky tha se qëndrimi i Rusisë është i njëjtë me pothuajse të gjithë të tjerët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Ky do të ishte një hap shumë i keq dhe i gabuar. Ne i dënojmë aktivitetet e tilla”, thekson Polyansky.
Ai tha se ky plan do të shkelte të gjitha rezolutat e OKB-së dhe shtoi se e vetmja mundësi në lidhje me çështjen izraelito-palestineze është një zgjidhje me dy shtete.