5.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaRusia paralajmëron sërish Suedinë dhe Finlandën për hyrjen në NATO: Mos u...

Rusia paralajmëron sërish Suedinë dhe Finlandën për hyrjen në NATO: Mos u befasoni më pas

Rusia e ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike për pasojat nëse i bashkohen NATO-s, ka thënë ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet, edhe publikisht edhe përmes kanaleve diplomatike”, tha ajo për  televizionin Russia-24, transmeton Gazeta Express. “Ato [Suedia dhe Finlanda] e dinë për këtë dhe s’kanë pse të surprizohen rreth kësaj. Janë informuar mbi të gjitha dhe në çfarë çojnë ato”.

Parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus në Ukrainë shkaktoi rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake. Pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për vendosje bërthamore në Baltik nëse Finlanda dhe Suedia fqinje i bashkohen aleancës ushtarake, kryeministrja e Finlandës tha se vendi i saj tani do të vendoste shumë shpejt nëse do të aplikonte për anëtarësim. Ligjvënësit në Parlamentin e Finlandës javën e kaluar morën një “letër të bardhë” të porositur nga qeveria që vlerësonte implikimet e anëtarësimit në NATO. Raporti nuk bëri rekomandime, por theksoi se pa anëtarësimin në NATO, Finlanda nuk gëzon asnjë garanci sigurie pavarësisht se aktualisht është partnere e aleancës. “Efekti parandalues” në mbrojtjen e Finlandës do të ishte “dukshëm më i madh” si një anëtare e NATO-s, thuhet në raport. Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi pas pushtimit të Rusisë.shekulli.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments