3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRusia mesazh mbështetës për ekstremin e djathtë në Francë, Le Pen distancohet

Rusia mesazh mbështetës për ekstremin e djathtë në Francë, Le Pen distancohet

24 orë para zgjedhjeve të së dielës, mesazhi i mbështetjes i Ministrisë së Jashtme ruse shkaktoi konfuzion në kampin francez të së djathtës ekstreme.

Gjatë intervistës së saj, Le Pen u përpoq të vinte një “vijë të kuqe” pa u përballur hapur me Kremlinin.

Partia “Tubimi Kombëtar” nën drejtimin e Jordan Bardela, i cili kandidon për kryeministër të Francës, ka marrë dje një mesazh mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Rusisë, Andrei Nastasin shkroi në llogarinë zyrtare të qeverisë se “populli francez po kërkon një politikë të jashtme sovrane që do t’u shërbejë interesave të tyre kombëtare dhe do të shkëputet nga diktatura e Uashingtonit dhe të Brukselit”.

Postimi i tij, i shoqëruar me një foto të Le Pen duke buzëqeshur, u interpretua si një shenjë e qartë e mbështetjes për Tubimin Kombëtar nga Kremlini. Por duket se mesazhi nga Moska e ka vënë në pozitë të vështirë Marine Le Pen, e cila po përpiqet të “demonetizojë” partinë e saj duke u distancuar nga Rusia dhe pjesërisht duke miratuar strategjinë perëndimore për luftën në Ukrainë.

/Euronews Albania/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments