10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaRusia mbështeti Erdoganin për “Aya Sofinë”, reagojnë ashpër mediat greke

Rusia mbështeti Erdoganin për “Aya Sofinë”, reagojnë ashpër mediat greke

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov se hapje për faljen e myslimanëve të “Shën Sofisë” në Stamboll ishte një çështje brendshme e Turqisë ka shkaktuar reagime të forta në mediat greke, raporton abcnews.al.

Zougla.gr“, shkruan se kjo deklaratë ishte e pritshme duke e lidhur mbështetjen e Rusisë ndaj vendimit të Erdoganit me raportet ekonomike dhe ushtarake mes dy shteteve.

Gazeta greke përmend faktin se Turqia ka blerë sistemet raketore “S-400” nga Rusia, ndërsa ka shumë marrëveshje tregtare mes tyre.

“Reagimi i Lavrov në mbështetje të Erdoganit ka ardhur në një kohë kur kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë reagoi kundër vendimit për Shën Sofinë”, shkruan media greke.

Ekathimerini” i referohet gjithashtu deklaratës në mënyrë telegrafike duke u fokusuar gjithashtu tek raportet e ngushta mes Putinit dhe Erdoganit.

Pak ditë më parë, Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan firmosi dekretin sipas të cilit godina e Katedrales së “Shën Sofisë” do të hapej për faljen e besimtarëve myslimanë, një veprim ky i ndaluar që prej vitit 1935 kur ajo u kthye në muze. /abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments