2.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaRusia largohet nga Këshilli i Europës: Nuk do të tolerojmë veprimet minuese...

Rusia largohet nga Këshilli i Europës: Nuk do të tolerojmë veprimet minuese të Perëndimit

Rusia është larguar nga Këshilli i Europës, organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Deklarata është bërë nga Ministria e Jashtme ruse. Në një deklaratë, thuhej se shtetet e BE-së dhe NATO-s janë “jomiqësorë ndaj Rusisë” duke i akuzuar ato për keqpërdorim të shumicës në komitetin e Këshillit të ministrave.

Ministria ruse pretendon se këto shtete “vazhdojnë politikën e tyre të shkatërrimit të Këshillit të Europës dhe të hapësirës së përbashkët humanitare dhe ligjore në Evropë”.

“Rusia nuk ka ndërmend të tolerojë këto veprime minuese të kryera nga Perëndimi në mënyrë që të imponojë një “rend të bazuar në rregulla” për të zëvendësuar legjislacionin ndërkombëtar të shkelur nga SHBA dhe satelitët e saj”, vazhdoi deklarata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments