Petrushev shpjegoi pozicionin e Rusisë si një “shtyrje të papranueshme të procesit të negociatave, të cilin Kievi po e merr me udhëzime nga jashtë”, tha Këshilli në një deklaratë, raportoi TASS. Thirrja u nxit nga Uashingtoni dhe Petrushev mbështeti kërkimin e SHBA për mbajtjen dhe vazhdimin e kontaktit, shtoi ai.
Sullivan e paralajmëroi atë për pasojat e “çdo vendimi të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë”, tha Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për përhapjen e një pretendimi të paprovuar se Ukraina ka një program armësh biologjike si një hyrje e mundshme për të nisur sulmet e veta biologjike ose kimike. Salivan i tha Petrushevit se nëse Rusia është serioze për diplomacinë, ajo duhet të ndalojë së sulmuari qytetet dhe qytezat e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Sullivan përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe i tha Petrushevit se Shtetet e Bashkuara do të siguroheshin që Rusia të paguante çmimin, tha Shtëpia e Bardhë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së përmendi gjithashtu angazhimin e SHBA për forcimin e krahut lindor të NATO-s, shtoi Shtëpia e Bardhë.