Rusia synon të jetë e para në botë që do të aprovojë vaksinën kundra kronovairusit.
Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë apo efektivitetin që kjo vaksinë do të ketë, pritet që kjo vaksinë të miratohet ne më pak se dy javë.
Zyrtarët rusë kanë deklaruar se ata po punojnë dhe deri në datën 10 gusht ose më herët do të bëhet miratimi i vaksinës, e cila është krijuar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë, shkruan CNN.
“Do të miratohet për përdorimin publik, do të testohet me punonjësit e kujdesit shëndetësor si fillim”- deklaruan ata.
Egzistojnë gjithashtu shqetësime të gjera që testimi njerëzor i vaksinës është i paplotë.
Pasi Rusia nuk ka dhënë detaje shkencore në testimin e vaksinës dhe ekspertët e tjerë nuk janë në gjendje të verifikojnë sigurinë apo efektivitetin e saj.
Dhjetra prova për vaksinën kundra koronavirusit janë duke u zhvilluar në të gjithë botën dhe një numër i vogël janë në prova të efikasitetit në shkallë të gjerë, por shumica e tyre kanë paralajmëruar se akoma mbetet shumë punë para së të miratohen vaksinat e tyre.
Ndërsa disa vaksina globale janë në fazën e tretë të provës, vaksina ruse ende nuk ka përfunduar fazën e dytë.
Ekspertët të cilët po merren me krijimin e vaksinës bëjnë të ditur se kjo fazë do të përfundojë deri në datën 3 gusht. Më pas do të kryejnë fazën e tretë të testimit paralelisht me vaksinimin e puntorëve mjekësorë.
Shkencëtarët rusë thonë se vaksina ka qenë e shpejtë për tu zhvilluar sepse është një version i modifikuar.