Kolona të gjata të qytetarëve rusë duke pritur në radhë për sheqer pranë marketeve, kujtojnë kohën e fundit të Bashkimit Sovjetik.
E duket se Rusia ka filluar t’i ndjejë efektet e para të sanksioneve, ku qytetarët po presin me orë të tëra për ta blerë një artikull ushqimor – pasi që në masë të madhe ka mungesë të tyre, transmeton Telegrafi.
Thasët me sheqer e miell janë të paktë, kështu të paktën pretendojnë menaxherët e marketeve nëpër qytetet ruse.
Edhe ata pak kur shfaqen nëpër rafte, qytetarët për pak sa nuk rrahen se kush do t’i merr i pari, që është një skenë e ngjashme sikurse në kohën kur po i vinte fundit Bashkimit Sovjetik.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një moment të tillë në një market në Rusi, ku qytetarët vrapojnë për të siguruar pesë kilogramë sheqer.
Сахарные бои в Мордоре продолжаются pic.twitter.com/hjdphblFNc
— 10 квітня (@buch10_04) March 19, 2022