Në një deklaratë këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar liderët perëndimorë se “sillen si banditë” në përgjigjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.
Peskov pretendoi se Perëndimi ishte i përfshirë në “banditizëm ekonomik” kundër Rusisë dhe paralajmëroi se Moska do të përgjigjet.
“Kjo nuk do të thotë se Rusia është e izoluar,” tha zoti Peskov. “Bota është shumë e madhe që Evropa dhe Amerika ta izolojnë dhe aq më tepër një vend aq të madh sa Rusia. Ka shumë më tepër vende në botë.”
Ai vazhdoi të paralajmërojë SHBA-në kundër vendosjes së sanksioneve ndaj eksporteve të energjisë ruse./tvklan.al