Më shumë se 800 persona janë arrestuar në një valë të re protestash që ka përfshirë shumë qytete në Rusi.
Qytetarët rusë po protestojnë për të shprehur kundërshtimin e luftës në Ukrainë, raportuan sot aktivistët e të drejtave civile, transmeton portal arbresh.info
Protestuesit dolën në rrugë në më shumë se 35 qytete ruse të dielën, raportoi OVD-Info në mbrëmje.
Ministria e Brendshme e Rusisë ka konfirmuar rreth 300 arrestime në një protestë të paautorizuar në kryeqytetin Moskë.
OVD-Info thotë se më shumë se 14,100 njerëz u arrestuan për shtypjen e lirisë së fjalës pas vendimit të Rusisë për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./arbresh.info/