Dhjetra qytetarë rusë janë arrestuar në qytete anembanë vendit në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, thanë vëzhguesit e pavarur të enjten, sipas Moscow Times.
Protestat individuale, forma e vetme ligjore e protestës publike në Rusi, u mbajtën nga qyteti jugor i Tolyatti në qytetin lindor të Khabarovsk në shenjë proteste kundër luftës.
Faqja e monitorimit të policisë OVD-Info raportoi rreth 50 të arrestuar në Moskë, Shën Petersburg dhe qytete të tjera ruse për shkak të protestave të pavarura kundër luftës. Një video e publikuar nga Shën Petersburg tregon një turmë teksa policia përpiqet të “shpërndajë” protestat.
❗️St. #Petersburg now pic.twitter.com/ppYjyPWVhe
— NEXTA (@nexta_tv) February 24, 2022