14.8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Maj, 2025
BallinaLajmeRubio takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut! Sekretari amerikan...

Rubio takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut! Sekretari amerikan thekson marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe NATO-n

Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, u takua sot me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, bëri të ditur zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.Takimi theksoi marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe nënvizoi interesat e përbashkëta për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO-n

Gjatë bisedimeve, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë tregtinë dhe investimet, sipas përfaqësueses së Departamentit të Shtetit.Ministri i Jashtëm Timço Mucunski u takua sot, më 29 maj, në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, për të diskutuar mundësitë e uljes së tarifave dhe rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Një deklaratë e shkurtër nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, thotë se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, u ka kërkuar aleatëve të NATO-s të ndajnë pesë përqind të PBB-së së tyre për mbrojtje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments