Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i vitit 2025 deri më 23 dhjetor ka realizuar qarkullim prej 4.158.914.362 denarëve apo 67.624.624 euro, përcjell Nistori.
Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore thotë se sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë.
“Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, tha Trajanovski.
Ai theksoi se të ardhurat nga pagesa e taksave kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore në në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro, kurse viti 2024 u përmbyll me 66.5 milionë euro.
