14.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeRruga Tetovë-Prizren/ Rustemi: Janë konkretizuar shumë çështje, deri në fund të muajit...

Rruga Tetovë-Prizren/ Rustemi: Janë konkretizuar shumë çështje, deri në fund të muajit do ta kemi dhe marrëveshjen për tunelin e përbashkët

“Kur bëjmë fjalë për magjistralen Tetovë-Prizren duhet të potencojmë se ne në Republikën e Maqedonisë ndoshta nuk kemi folur shumë, por kemi bë punë sa i përket rrugës Tetovë-Prizren”. Kështu u përgjigj drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, kur u pyet në lidhje me projektin e rrugës Tetovë-Prizren.

“Ne në Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore, e kemi porositur dhe e kemi bërë studimin e fizibilitetit dhe në bazë të këtij studimi të fizibilitetit është zgjedhur edhe traseja që duhet të ndërtohet në mes të Tetovës dhe Prizrenit. Gjithashtu, Ministria e Transportit është në komunikim permanent me Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës dhe më versioni i parë për marrëveshje është dorëzuar në Republikën e Kosovës, presim vërejtjet nga ana e tyre t’i shqyrtojmë edhe një herë dhe besoj se deri ka fundi i shtatorit do ta kemi edhe marrëveshjen e cila planifikon projektimin e tunelit të përbashkët. Pra, pas asaj, vazhdojmë me projektimin e rrugës që çon deri në hyrje të tunelit. Së pari, kemi projektin, kemi revidimin e projektit dhe mbas asaj realizimin e punimeve”, tha Rustemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments