8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRruga e Butiqeve në Tetovë tanimë një vjet pret rikonstruimin, duhet të...

Rruga e Butiqeve në Tetovë tanimë një vjet pret rikonstruimin, duhet të mbarojë deri në korrik 2024

Ndonëse edhe pak bëhen një vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për rikonstruimin e rrugës së Butiqeve në Tetovë (Radovan Coniq), punimet në terren nuk kanë filluar ende, pavarësisht se u paralajmëruan se do të fillojnë në muajin gusht, raporton Portalb.mk.

Rikonstruimi i kësaj rruge prej rreth 420 metrave është i paraparë të bëhet përmes bashkëfinancimit të projektit të IPA programit ndërkufitar me Kosovën 2014-2020 “Ringjallje e zejeve dhe ndërtim të kulturës për zhvillim të përbashkët turistik”, ku është i kyçur edhe Prizreni.

Për atë se ku ka ngecur ky projekt dhe se kur pritet të përfundojë, nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk theksojnë se afati i parashikuar i punimeve do të zgjasë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në kohën e fundit, është aprovuar një shtesë në buxhet, pasi projektin ka kushtuar më shumë se sa ishte parashikuar në buxhetin fillestar të ndërtimit të rrugës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kontraktorin, punimet do të nisin menjëherë, dhe afati i parashikuar (në varësi të kushteve të motit) do të zgjasë deri në fillim të vitit të ardhshëm”, thanë nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments