-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRruga Drejt”, Osmani: Paqartësi për marrjen e datës

Rruga Drejt”, Osmani: Paqartësi për marrjen e datës

Derisa Franca nuk ka një qëndrim të qartë rreth asaj se a duhet të marrë Maqedonia datë për fillimin e negociatave, asgjë nuk është e sigurt, tha Zv/kryeministri Bujar Osmani në emisionin Rruga Drejt. Ai potencoi se nëse ndodh që Maqedonia të mos marrë datë, kjo do të ishte për fajin e BE-së, sepse sipas tij, Maqedonia i ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme për marrjen e datës. Sipas tij Rasti Reket, ku se fundmi në listën e të dyshuarve shtohet emri edhe i Frosina Remenski, ka ndodhur në kohë të papërshtatshme për vendin, por nga ana tjetër po sprovon institucionet se sa kanë kapacitet për luftimin e korrupsionit. Përballë Bujar Osmani sonte qëndron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshkoski.

Derisa Franca të tregojë qëndrimin e vet ne nuk e dimë epilogun. E dimë një fakt se I plotësojmë të gjitha kriteret për fillimin e bisedimeve. E dimë se çfarëdo epilogu të ketë, ose hipotetikisht, po të ketë një përgjigje negative, nuk do të jetë si rezultat i ndonjë situate brenda në vend, por si rezultat i mospasjes së kapacitetit të Bashkimit Evropian, për t’iu përgjigjur rajonit me një mesazh pozitiv”-tha Bujar Osmani-zv/kryeministër për çështje Evropiane.

ALSAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments