17 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeRruga 108/ Ganiu fiton betejën me Kasamin: Mbajeni veten!!

Rruga 108/ Ganiu fiton betejën me Kasamin: Mbajeni veten!!

Izo Ganiu, ish aktivist i Lëvizjes Besa dhe person i afërt me kreun e kësaj partie ka fituar betejën me institucionin që tash udhëhiqet nga ish miku i tij, lidhur me rrugën 108, të cilën ditë më parë, vet Kasami e promovoi si sukses, raporton indeks.mk.

Me tu lëshuar në përdorim, në këtë rrugë u zbuluan lëshimet e para nga ana e kompanisë dhe komunës.

Shaktet që kanë qenë në këtë rrugë, ishin të panivelizuara mirë, për këtë problem i pari që reagoi ishte, Izo Ganiu.

Këtij reagimi nuk ju gëzuan fare, aktivistët dhe militantët e Lëvizjes Besa që në faqet që kontrollohen në rrjetet sociale nga Besa, e “kryqëzuan”, ofenduan dhe poshtruan, Izo Ganiun, por beteja e tij, u fitua në mëngjesin  e sotëm, kur në terren për të nivelizuar shaktet, u panë punonjës të kompanisë që kishin kryer punimet.

E për këtë ka reaguar prap, Izo Ganiu.

Reagimi i plotë:

Edhe një kritikë edhe një betejë e fituar nga unë, edhe qytetarët! Para disa ditësh kritikova se rruga e re 108 ka probleme me shaktin sot erdhën dhe e korigjojnë! Sekretari organizativ i L.Besa mund të bëje shpifje dhe propaganda nëpēr portalet e tij se kinse ne bëjmë shpifje por nëse na qenka ashtu atëher përse erdhën sot ta rregullojnë! Mbanja vitin!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments