38-vjeçari ka qenë duke kullotur tufën rëzë malit, teksa shprehet se kjo është e vetmja mundësi e tij për të sigururar jetesën.Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me shkreptima rrufeje pasditen e sotme, kanë krijuar probleme në Gramsh.Raporothet se rrufeja ka goditur një tufë e bagëtish në fshatin Broshtan, teksa çobani 38-vjeçar Dëfrim Qyra, ka qenë duke i kullotur bagëtitë rëzë malit të fshatit.
Mësohet se më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.
Mësohet se për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën, teksa 38-vjeçari apelon që qeveria ta dëmshpërblejë për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.