Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë, derisa fjalimin e mbajti me disa fjalë në shqip.
Ai ka deklaruar se ka ngrehur dolli për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke shtuar “rroftë Shqipëria”.
“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Evropën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, ka deklaruar presidenti francez në shqip.