7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRrjedhin afatet për Qeveri të re, partitë negociojnë , por nuk komunikojnë...

Rrjedhin afatet për Qeveri të re, partitë negociojnë , por nuk komunikojnë hollësi

Rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres.

LSDM dje përsëriti se po zhvillon negociata serioze për formimin e Qeverisë me mandat të plotë katër vjeçar, e cila, siç theksoi, duhet të sigurojë pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe pronave të secilit zyrtar.

Qeveria e re, thonë nga partia, do të angazhohet për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet – qoftë ajo që vjen nga një parti, komunë, institucion, ekspert, zyrtar, i njohur apo i panjohur, dhe përparësia është që të pastrohet gjyqësori.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski dje tha se kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojë procesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments