1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRritet numri i të sëmurëve me gripin sezonal, dy raste me vdekje

Rritet numri i të sëmurëve me gripin sezonal, dy raste me vdekje

ISHP: VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL MBROJTJA MË EFIKASE

Vetëm në javën e parë të vitit 2024, në vendin tonë janë raportuar 1025 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, është rritur me 24.8 për qind.

“Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit vetëm gjatë javës së parë të vitit 2024. Në vend u raportuan 1025 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, është rritur me 24.8 për qind, dhe krahasuar me numrin e javës së parë të kurbës tipike të epidemisë – modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur me 68.8 për qind, dhe krahasuar me numrin e javës së parë të kurbës tipike të epidemisë – modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur me 6.8 për qind”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sa i përket grup moshave, 544 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 233 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 185 fëmijë të moshës 0-4 vjeç dhe 63 personat janë mbi moshën 65 vjeçare. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, sipas rekomandimeve të OBSH-së, d.m.th të moshuarit – mbi 65 vjeç dhe fëmijët 6-59 muajsh, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit e shëndetësisë.

Deri në javën e parë të këtij viti, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 60.766 persona me vaksinë falas ose komerciale./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments