7.1 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeRritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 3035 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, që përbën 11.3 për qind më shumë raste krahasuar me javën paraprake.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e gripit, por që kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese dhe i cili nuk ishte i vaksinuar kundër gripit. 712 raste të gripit janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 375 fëmijë deri në moshën 4 vjeç.Ndërsa numri më i madh i të prekurve nga gripi është në Shkup. Për dallim nga periudha e njëjtë vitin e kaluar, tani rritje të të prekurve prej 36.4 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments