2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi në Maqedoni

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi në Maqedoni

Dukshëm është rritur numri i fëmijëve të prekur nga virozat. Më të prekur janë grupmosha prej 3 muajsh deri në 2 vjeç. Fëmijët dërgohen në klinika me temperaturë të lartë dhe shqetësime në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në repartin e pediatrisë në Kërçovë në ditë paraqiten mbi 30 fëmijë për trajtim ditor por nuk është i vogël as numri i të hospitalizuarve.

Ky numër i rritur i fëmijëve me viroza vjen tani në prag te sezonit të dimrit dhe ne kohën kur ka filluar procesi arsimor, ku ka grumbullim më të shumtë të fëmijëve.

Për t’u ikur virozave mjekët bëjnë apel që fëmijëve t’u jepet ushqimi i shëndetshëm, vitamina, lëngje, të bëhet ajrosja e hapësirave, t’i mbajmë larg ambienteve ku pihet duhan, ndërsa higjiena të jetë maksimale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments