13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Maj, 2025
BallinaLajmeRrihet bashkëkryetari i Shoqatës Bullgare

Rrihet bashkëkryetari i Shoqatës Bullgare

Bekir Kadrieski, kryetar i Shoqatës së Bullgarëve të Strugës “Shemeto” u lëshua për trajtim mjekësor në shtëpi, pasi siç raportoi në polici pardje u rrah. Ai u tha mediave bullgare se sulmuesi e kishte fyer me fjalët “bullgar i ndyrë”. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, tha se rasti është zgjidhur, dhe një person është ndaluar. Lidhur me motivet e sulmuesit, Spasovski thotë se ato do të përcaktohen nga Prokuroria.

Më parë, Ministria e Jashtme bullgare tha se përfaqësuesi i tyre u dërgua në Strugë për të përcaktuar nëse sulmi ishte rezultat i një vepre penale nga urrejtja. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme bëri thirrje për përmbajtje nga kualifikimet e hershme. Në thirrje u shtua se subjektet politike dhe institucionet në Bullgari tu lejojnë institucioneve në vend ti sqarojnë rrethanat e incidentit. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments