7.3 C
Tetovo
E premte, 3 Janar, 2025
BallinaLajmeRreth 65 milionë euro janë mbledhur nga taksat rrugore për një vit

Rreth 65 milionë euro janë mbledhur nga taksat rrugore për një vit

Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRrSH).

Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.

“Angazhimi ynë është që të rrisim këtë përqindje dhe t’i edukojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të pagesës elektronike, që do të zvogëlonte ndjeshëm kohën e pritjes në pikat e pagesës për pagesën me para të gatshme dhe do të siguronte qarkullim të qetë pa vonesa të mëdha”, deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NPRrSH-së.

Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242.080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 kartela M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike në shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments