Për të ndjekur raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues, prej të cilëve 933 vendas, 651 ndërkombëtarë dhe 14 gazetarë të huaj. Numrin më të madh të vëzhguesve vendas e ka Shoqata “Vake Up” – Shkup me 685 persona. Në monitorim marrin pjesë edhe organizata të tjera vendase si CIVIL, Democracy Lab Tetovë, INSOK, INKLUZIVA, Instituti Ohër, Eurothink dhe Kab Struga.
Ndër vëzhguesit ndërkombëtarë, më të shumtët janë të ODIHR-it me 500 pjesëmarrës. Pasojnë Ambasada e SHBA-së me 30, Këshilli i Evropës me 24, Parlamenti Evropian me 18 dhe Ambasada Britanike me 11 vëzhgues. Në proces do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Franca, Holanda, Hungaria, Kroacia, Turqia, Zvicra, Shqipëria, Kosova, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Qëllimi i tyre është të ndjekin procesit zgjedhor dhe transparencën e votimit.
Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar edhe 14 gazetarë të huaj të cilët do të raportojnë nga terreni.
