0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionRreth 1.25 milionë shqiptarë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në...

Rreth 1.25 milionë shqiptarë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në xhami

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se 61% e të anketuarve vetëdeklaruan që i përkasin besimit mysliman sunit. Me një ekstrapolim të përafërt, kjo përqindje përkthehet në rreth 1.25 milionë banorë të rritur të Shqipërisë.

Po sa nga këta që vetëdeklarohen si myslimanë sunitë shkojnë rregullisht në xhami?

Pyetjes “SA SHPESH MERRNI PJESË NË CEREMONITË/SHËRBESAT FETARE?” të vetdeklaruarit si myslimanë sunitë iu përgjigjën: 1.55% “Më shumë se një herë në javë”, 4.5% “Një herë në javë”, dhe 5.75% “Një herë ose dy herë në muaj”. Me një ekstrapolim të përafërt, rezulton se vetëm rreth 150 mijë shkojnë TË PAKTËN një herë në muaj në xhami.

Bashkitë e mëdha Tiranë, Durrës e Shkodër më rezultuan se kanë numrin më të madh të praktikantëve të rregullt sunitë: përkatësisht rreth 20 mijë, 16 mijë dhe 15 mijë. Ndër bashkitë e vogla, spikat Bulqiza me rreth 7 mijë, Kukësi me rreth 5.6 mijë, Kruja me rreth 5.5 mijë, dhe Kavaja me 4.5 mijë. Bashkia Prrenjas, me 1100 praktikantë të rregullt sunitë, bie në sy ngaqë ka vetëm 11 mijë banorë të rritur…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments