2.8 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeRrëshqitje e madhe toke në Shipkovicë, QMK: Katër shtëpi janë të kërcënuara...

Rrëshqitje e madhe toke në Shipkovicë, QMK: Katër shtëpi janë të kërcënuara drejtpërdrejt

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, informoi se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje të madhe dhe të rrezikshme të dheut në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Rrëshqitja e dheut është në një zonë të populluar dhe përbën rrezik për banorët. Katër shtëpi janë të kërcënuara drejtpërdrejt.

Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës është aktivizuar.

Derisa, edhe njerëz nga Komisioni Qendror Ushtarak, Drejtoria Rajonale e Tetovës dhe Inspektorati Ndërtimor Komunës së Tetovës janë në terren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments