1.5 C
Tetovo
E diel, 22 Shkurt, 2026
BallinaLajmeRrëshqitje dheu, bllokon rrugën për në Llacë të Tetovës, banorët: Komuna e...

Rrëshqitje dheu, bllokon rrugën për në Llacë të Tetovës, banorët: Komuna e Tetovës ende nuk aka ardhur të pastrojë!

Pas reshjeve të fundit të shiut, një rrëshqitje dheu ka bllokuar rrugën që çon për në fshatin Llacë të Tetovës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rrezikuar bllokim të plotë të saj.Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për situatën dhe thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga autoritetet komunale për pastrimin e rrugës.Deri tash nuk ka ardhur askush dhe kjo rrugë mund të bllokohet komplet. Komuna nuk ka interesim,” deklaroi për TS një banor i Llacës.

Ndryshe, reshjet e dendura të shiut ditë më parë kanë shkaktuar edhe bllokime të rrugëve nga rrëshqitjet e dheut, si dhe përmbytje në zonat fushore të Xhepçishtit dhe Treboshit.

Banorët apelojnë që institucionet përkatëse të reagojnë sa më shpejt për të shmangur rrezikun dhe për të mundësuar qarkullim normal në këtë segment rrugor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments