10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRrëshqitja e dheut te rrugë Sellcë-Vicë,reagon Komuna e Tetovës.

Rrëshqitja e dheut te rrugë Sellcë-Vicë,reagon Komuna e Tetovës.

Ndonëse ka pak kohë që u ndërtua, rruga Tetovë-Vicë pësoi rrëshqitje të dheut dhe tani përbën rrezik për kalimtarët. Nga komuna e Tetovës thonë se kanë marrë masa duke vendosur sinjale dhe kanë dhënë urdhër të projektohet mur mbajtës.

“Është urdhëruar Ndërmarrja Projektuese për të përpiluar projektin themelor për murin mbajtës në rrugën Sellcë-Vicë, duke përfshirë edhe elaboratin gjeomekanik. Udhëzimet dhe urdhrat e nevojshme janë dhënë për të koordinuar dhe drejtuar këtë fazë të projektit. Këto masa synojnë të sigurojnë një proces të rregullt dhe efikas për sanimin e rrugës dhe përparimin e ndërmarra në përmirësimin e kushteve të sigurisë”, thonë nga komuna e Tetovës.

Nga komuna gjithashtu thonë se për këtë rrugë akoma nuk është bërë pranimi teknik, dhe se projekti është donacion.


“Jo, pranimi teknik ende nuk është bërë. Përkundër kësaj, është vlerësuar që punimet janë kryer në përputhje me lejet dhe rregulloret aktuale. Rruga është donacion, dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore në bazë të memorandumit për donacion. Ky memorandum është paraqitur në Drejtorinë për Ardhura Publike (DAP) dhe janë respektuar të gjitha rregulloret dhe procedurat për pranimin e donacionit”, theksojnë nga komuna e Tetovës.Ndryshe projekti ka kushtuar rreth 45 milionë denarë.  Kjo rrugë u lëshua në përdorim para katër muajsh kur në Maqedoni ishte për vizitë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments