12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRrena i ka këmbët e shkurta .Demantohet Bilall Kasami për rrugën Vicë-Tetovë...

Rrena i ka këmbët e shkurta .Demantohet Bilall Kasami për rrugën Vicë-Tetovë nga Hisen Xhemaili .A do ti shkruajë Albin Kurtit kabineti arsyetim të ri për ardhje …

Lajmi interaktiv

Dihej se Bilall Kasami ,Kryetar i Komunës së Tetovës , është demagog i lexuar ,përdor truqe veç më të para,tepër ashiqare ,ta kalojmë situatën momentale, pastaj le të katandiset bota , por paraja ujin e çon terma , thuajn tetovarët .Portalet dhe disa televizione me kontribute materiale nga Bilall Kasami bombarduan qytetarët shqiptarë në Maqedoni se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vjen për të promovuar IDENË e Kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami rruga Tetovë -Prizren SI RRUGË RAJONALE …nuki besoni lexoni bukvalisht portalin e zemrës së Bilall Kasamit Zhurnal.mk e datës 5 gusht 2023 arsyetimin se Ideja e rrugës Vicë -Tetovë si rrugë rajonale është e Bilall Kasamit …e keni të nënvizuar me katror të kuq …

Bravo Pirolla Bilall Kasamit për idenë .Nga Prizreni deri në Vejcë ose nga Shtërpca deri në Vicë do vijnë rrugëve të dhive ,ose ngarkuar mbi gomer ,e pastaj nga Vica nëpër Sellcë do zbresin në Tetovë dhe do nisen ose për Tetovë ose kah stadiumi i qytetit për Jazhincë .Bilall Kasami Idenë ta regjistroje dhe ta patentoje…

========

Dardha ka bisht

Kabineti i Albin Kurtit ndryshoi deklaratën dy herë pse Albin Kurti vjen në Tetovë deklarata e parë flet për idenë Bilall Kasamit Vicë -Tetovë rrugë rajonale (ky përurrim realiteti flet për rrugë lokale)

( rrugët kategorrizohen si rrugë lokale,rajonale,magjistrale,dhe autostrada ) ,së dyti herë fliste për Komunikim Ndërshtetëror Kufitar …Të shohim cili do jetë arsyetimi i tretë i kabinetit Kurti pas deklaratave të banorëve të Vicës…

Dardhës i`a këputin bishtin

Si bombë jehoi deklarata e Hisen Xhemailit ish deputet i BDI-së me rrënjë nga Vica ,nga ky fshat malor, se rruga është asfaltuar qysh nga viti 2006,nga koha kur Hazbi Lika -BDI , ishte Kryetar i Komunës ë Tetovës aso kohe ,dhe kuptohet nga kushtet e vështira të kohës vende vende është prishur ,dhe dhëmbi i kohës për 18 vjet e ka bërë të veten …ndërsa tash këto ditë donatorë të ndryshëm finansuan këtë riparim me asfalt të ri …vetëm komuna e Tetovës nuk ka ndihmuar dhe as ka pajisur me leje ndërtimi këtë projekt ndërtimi…por në Malësi thuajn mbarja nuk është kurgjë për të pacipin …Habitesh …lexo

Me gjithë respektin Albin Kurti që gëzon në Maqedoni era i vie marrëveshje me Edi Ramën për ndikimin në Maqedoni…Pak histori ..Nga viti 1940-1944 Maqedonia Perendimore kishte pushtet shqiptar dhe i binte Prefekturës së Dibrës Shqiptare,ndërsa deri sa Shqipëria u mbyll,,,nga viti 1945 e deri më sot Kosova në të gjitha pushtetet ishte krah dhe i mbronte shqiptarët e Maqedonisë Perendimore sepse në kuadër të RSFJ-së si numër popullate shqiptarët ishin shumicë vetëm në Kosovë , plus ishin në të njëjtin shtet Jugosllavi,lëvizjet martesore,farefisnore,studentore ,familjare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Perendimore ishin më të theksuarat ,për atë edhe afërsia gjeografike dhe frymimi është i ndërsjellë… Kjo mbase …ndikon…

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments