Dy persona, të cilët ishin të dënuar me burg, u përleshën mbrëmë rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor – Spitali Psikiatrik “Shkup” në Bardhovc.. Si pasojë e plagëve të marra, 62-vjeçari I.T. nga Lubanci i Shkupit, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.
“Më 05.08.2025, në orën 01:38, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovcë, në një dhomë të repartit gjyqësor, ka ndodhur një përleshje fizike midis të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga fshati Lubanci, rajoni i Shkupit. Gjatë përleshjes, nga goditjet me një shishe qelqi, I.T. ka humbur vetëdijen dhe më pas është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë”, ku ka ndërruar jetë në orën 02:20. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi. D.S. është ndaluar në dhomën ku ndodhi incidenti. Sipas MPB-së, D.S. është i dënuar për veprën penale “vrasje”, ndërsa I.T. ishte i dënuar për “dhunë në familje”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB.